Direttore: Roland Sejko, Roma, Anno V, N. 96, 20 nëntor-4 dhjetor 2003

Giovanni Armillotta
PAPA ME ORIGJINĖ SHQIPTARE KLEMENTI XI DHE FAMILJA ALBANI

Shpresa e vazhdueshme e papės me origjinė shqiptare Klementit XI (Gian Francesco Albani, lindur mė 1649, papė nga 1700-1721) pėr tė bashkuar Krishtėrinun, dha rezultate tė gjėra nė Shqipėri ku Kisha katolike dhe ajo ortodokse bashkėjetuan pėr njė periudhė. Klementi XI, u interesua shumė per rilindjen politike dhe fetare tė atdheut tė vet. I pėrket asaj periudhe mbajtja e “kėshillit fetar tė parė kombėtar shqiptar” (1703) i cili shėnoi ndryshimet rrėnjėsore nė linjėn e veprimit tė klerit pėr ēėshtjet dogmatike, morale, kanunore dhe ipeshkvore.
Ndėrkohė ndryshime ishin vėnė re edhe nė krahun ortodoks. Priftėrinj tė shumtė ortodoksė nga Shqipėria, i kishin drejtuar Papės kėrkesa ndihme per mbėshtetje politike duke sjellė edhe njė afrim fetar. Kėshtu nė fillim u arrit njė farė bashkimi, porse mė tej, meqė nuk ishte nė lartesinė e duhur, u arrit hapja e selive tė kryepeshkopatave pėr dioqezat latine tė Ohrit dhe Shkupit. Njė mision i ritit bizantin funksiononte nė Himarė qe nga viti 1628. Pėrveē kėsaj, nė shekullin XVIII, nė shumė zona verilindore dhe qėndrore u vu re dukuria e kriptokrishtėrimit (krishtėrimi i fshehur), e cila zgjati deri nė ditėt tona (sidomos gjatė periudhės enveriste); e edhe ata qė pėrqafuan islamin, parapėlqyen nė shumicė sektet mė heterodokse dhe mė pak tė largėta nga krishtėrimi, si psh bektashinjtė.
Familja Albani u themelua nga dy vėllezėr shqiptarė Giorgio dhe Filippo di Michele de’ Lazi, ish luftėtarė nėn urdhrat e Skėnderbeut tė cilėt u vendosėn nė Urbino, ku Federico dhe Guidobaldo di Montefeltro i emėruan njerėz tė besuar pėr ēėshtje diplomatike dhe luftarake. Morėn mbiemrin Albanesi qė jetėgjati Altobello (1445-1564), i biri i Giorgios, e ndryshoi nė Albani. Nga kjo familje rrodhėn, pėrveē Klementit XI, kardinalė tė shquar, diplomatė tė mėdhenj dhe burra shteti tė sėrės sė lartė:
Giovanni Girolamo (1509-91): kardinal dhe kont, zv-komandant i forcave tė armatosura tė Republikės sė Venecias, kandidat pėr papė nė dy konklave, historiograf, kėshilltar juridik vetiak i papės Gregori XIII (1572-1584) dhe papės Sisto V (1585-90).
Orazio (1576-1653): diplomat, emėruar senator i Romės nga papa Urbani VIII (1623-44).
Annibale (1682-1751): kanunor i Shėn Pietrit, president i Dhomės Apostolike, sekretar i Memorialeve, kardinal (1711) dhe nunc i jashtėzakonshėm papnor nė Vjenė ku punoi pėr tė ratifikuar zgjedhjen e perandorit Karli VI (1711-1740), kamerleng i Kishės Sė Shenjte tė Romės, kryekancelier i Dijes, kryeprift i Bazilikės sė Vatikanit, peshkop i Sabinės e mė tej i Porto e Santa Rufina, nėndhjak i Kolegjit tė Shenjtė.
Alessandro (1692-1779): qė nė moshen pesėmbėdhjetėvjeēare u bė kolonel i ushtrisė sė papės por shpejt e braktisi karrierėn ushtarake, sekretar i Memorialeve, i dėrguar nė Vjenė, kardinal (1721), bibliotekar i Kishės Sė Shenjtė tė Romės, ambasador i Austrisė nė Romė, mbrojtės i Mbretėrisė sė Sardenjės, mbrojtės dhe mik i Winckelmannit, ndėrtues i Villa Albanit dhe pėrkrahės i shkėlqyer i arteve.
Gian Francesco (1720-1803): kardinal (1753), mbrojtės i Ēėshtjeve tė Polonisė, mori pjesė nė bisedimet me Katerinėn II (1762-93) pėr tė vėnė nė vend gjendjen e tė krishterėve nė Rusi, peshkop i Sabinės e mė pas i Porto e Santa Rufinas derisa mė 1775 si dhjak i Kolegjit tė Shenjtė u bė peshkop i Ostias dhe Velletrit, mbrojtės i Shtetit Papnor kundėr Francės revolucionare dhe luftėtar i zjarrtė pėr zgjedhjen e papėve Klementi XVII (1758-1769) dhe Pio VII (1800-23).
Giuseppe (1750-1834): klerik i dhomės sė papės Pio VI (1755-99), i dėrguar i posaēėm nė Vjenė pėr tė ēuar shiritin e bekuar nė pagėzimin e krydukės Ferdinand qė mė pas u bė perandor (1835-48), kardinal (1801) mbrojtės i perandorisė sė Austrisė, bashkėsekretar i Letravet Papnore dhe legat nė Bolonjė, sekretar shteti i papės Pio VIII (1829-30), dhe komisar i jashtėzakonshėm i papės Gregori XVI (1831-46) i ngarkuar pėr tė kthyer rendin nėpėr Dėrgata pas lėvizjeve revolucionare (1831-46), bibliotekar i Kishės sė Shenjtė tė Romės, peshkop i Urbinos dhe legat i Dėrgatės sė Pe-saros dhe Urbinos.
Pas vdekjes sė Filipit, mė 1852 familia u shua. Ėshtė diēka e veēantė dhe pėr t’u vėnė re qė pothuajse njėkohėsisht me familjen shqiptare tė Albani-t, nė Lindje, njė tjetėr derė e madhe shqiptare vezirėsh tė mėdhenj, pėrcaktonte fatet e perandorisė otomane nė shekujt XVII-XVIII: familja e Qyprillinjve.
Para papės Klementi XI, tre papė tė tjerė kishin qenė me origjinė shiptare: San Eleuterio (175-189), San Caio (283-296) dhe Giovanni IV (640-642).

Index

© Giovanni Armillotta, 2003