Roma, VI , n. 103, 11-24 Mars 2004

Giovanni Armillotta
SHTREMBĖRIMI I EMRIT MYRTAJ

Nuk mund tė mos mbledh buzėt sa herė dėgjoj shqiptimin e emrit tė futbolllstit shqiptar Myrtaj=“mirtài”, njėsoj sikur “y” dhe “j” tė ishin dy gėrma njėsoj, madje tė mos ishin as tė dyja “y” e as “j”, por tė ishin njė e tretė: “i”.
Nuk ėshtė e nėvojshme tė jesh Ainshtain pėr tė marrė vesh qė nėse dy gėrma janė tė ndryshme, tė ndryshėm duhet tė kenė edhe tingullin. Pėr sa kohė tė ishin vetėm djemtė apo pleqtė, shtėpiaket, njerėzit e thjeshtė, qė tė thonin “mirtài”, nuk do tė nxehesha. Por me ngrihen vėrtet nervat kur dėgjoj tė shtrembėruar mbiemrin e Florianit nga njerėz tė mbipaguar, super tė privilegjuar, gazetarė nababė tė RAI-t; e irritohem edhe mė shumė sepse shtėpia botuese ERl-RAI e Torinos, ka botuar, qė ne vitin 1969 (dhe ribotuar nė 1983) Fjalorin e drejtshkrimit dhe shqiptimit (DOP, Dizionario d’ortografia e di pronunzia), hartuar nga Prof. Bruno Migljorini, Carlo Tagliavini dhe Piero Fiorelli.
Do të ishte mirė sikur kėta gazetarė tė shpenzojnė njė pjesė fare tė vogėl tė tė ardhurave tė tyre pėrrallore pėr tė blerė fjalorin e lartpėrmendur. Nuk pretendoj qė ata tė mėsojnė gjuhėt e huaja, por tė paktėn tė mos shqiptojnė anglishten e frėngjishten si tė ishin italisht, gjuhėt e tjera si tė ishin anglisht e frėngjisht, dhe te shtrembėrojnė italishten nė dialektet e tyre lokale.
Nė DOP gjenden shqiptimet e tė gjitha idiomave, kėshtu qė flitet pėr tė studiuar aq sa pėr tė mos bėrė figurė tė keqe, tipike e atyre qė nuk respektojnė as telespektatorėt, as shtetasit e huaj e sė fundi as veten. l kėshilloj RAl-t t’ua japė falas gazetarėve tė vet fjalorin nė fjalė, por me kusht qė ta studiojnė e tė japin njė provim publik; qė tė paktėn provimet tė jenë publike, pasi unė nuk e di sesi vepron RAI (shėrbim publik) pėr tė shpallur konkurse dhe pėr tė punėsuar punonjėsit e tij.
Nuk ėshtė rastėsi qė mė 24 shkurt, nė oren 19.50 nė Radio DUE, njė nga tė mbipaguarit e lartpėrmendur tha qė Besiktas Stamboll ėshtė njė skuadėr greke: unė qe jam tifoz i futbollit shqiptar e turk, do tė kisha dashur t’i thoja: turp tė kesh!
Por i rashė nė tė se pėr tė ditur qė Besiktas ėshtė skuadėr turke nuk duhet tė jesh patjeter turk apo tifoz i ndonjė skuadre turke. Nėse, kur isha nxėnės nė shkollėn fillore, do t’i kisha thėnė mėsueses se Stambolli ishte qytet i Greqisė, do tė mė kish mbetur nė klasė tė tretė dhjetė herė, dhe sot nuk do tė shkruaja pėr kėtė nė “Bota Shqiptare”. Aq mė teper qė Stambolli nuk ėshtė as kryeqytet i Turqisė.

Index

© Giovanni Armillotta, 2004