Kryeredaktor: Roland Sejko
“Bota Shqiptare”, Roma, VIII (2006), n. 147, 9-22 Mars, f. 17

Dr. Giovanni Armillotta, PhD

Xhorxhi Vasili: basketboll dhe volejboll
Deri nga vitet Shtatėdhjetė tė shekullit tė kaluar, vetėm sporti shqiptar nuk kishte vepra qė tė tregonin historinė e tij, histori qė gjatė asaj kohe pėrmblidhej vetėm nė faqet e gazetave tė cilat, periodikisht regjistronin faktet e ndryshme sportive pa ndonjė renditje analitike pėrveē asaj kohore. Nuk ekzistonin libra qė tė rrėfenin ecurinė e ēdo sporti nė rang kombėtar dhe ndėrkombėtar

Eseja shqiptare ka tradita ta hershme dhe tė shquara: nga historia te politika; nga ideologjia te besimet fetare; nga ekonomia te sociologjia; nga letėrsia te muzika; nga glotologjia te bujqėsia; nga shkencat fizike e matematike te ato biologjike; e kėshtu me radhė nė fusha nga mė tė ndryshme tė dijes.
Deri nga vitet Shtatėdhjetė tė shekullit tė kaluar, vetėm sporti shqiptar nuk kishte vepra qė tė tregonin historinė e tij, histori qė gjatė asaj kohe pėrmblidhej vetėm nė faqet e tė pėrditshmeve (“Bashkimi”) apo tė tė pėrjavshmeve (“Sporti popullor” dhe gazetat e rretheve), tė cilat, periodikisht regjistronin faktet e ndryshme sportive pa ndonjė renditje analitike pėrveē asaj kohore. Nuk ekzistonin libra qė tė rrėfenin ecurinė e ēdo sporti nė rang kombėtar dhe ndėrkombėtar. Por nė vitin 1980 dolėn dy vėllime: njė i Skifter Kėlliēit (Historia e futbollit) e tjetri i Teodor Siliqit (Fitoret tona me shahistėt e 5 kontinenteve) qė i hapėn rrugėn kėsaj gjinie letrare- publicistike. Njė vit mė pas ishte radha e librit Sporti ynė i Besnik Dizdarit, Ismet Bellovės dhe Osman Palushit.
Mesa di unė, nuk kishte tituj tė tjerė. Mė parė historia statistikore e futbollit i ishte besuar nė faqet e gazetave ekspertėve si Ymer Striniqi, Gogo Ēomora e tė tjerė, qė do tė mė falin por nė kėtė ēast nuk ua kujtoj emrat.
Nga ajo kohė e deri mė sot ka patur shumė e shumė botime. Besnik Dizdari, Dekan i Jurisė Ndėrkombėtare tė “France Football” qė i jep Ballon d’Or (Topin e Artė) futbollistit mė tė mirė europian tė vitit, po kryen punėn madhėshtore tė shkrimit dhe rindėrtimit tė historisė sė padėgjuar tė futbollit shqiptar. Ai ka zbuluar edicionin e parė tė Kupės sė Shqipėrisė (1938- 39), kampionatet kombėtare gjatė luftės (1939 dhe 1940) si dhe kampionatin “mbarėkombėtar” (1942 me skuadra tė Kosovės); deri nė vitin 2005 ai ka shkruar plot 14 libra!
Por, megjithė tė rejat e panumėrta editoriale tė 25 vjetėve tė fundit mungojnė libra:

1. mbi historinė e ngritjes sė peshave, sport qė ka dhėnė njė kampion bote ne 1972-shin, njė vend tė tretė nė Kampionatin Europian tė Kombėtareve nė maj 1990, dhe njė vend tė dytė nė Kupėn e Europės nė dhjetor 1990 mes gjashtė pėrfaqėsive kombėtare mė tė mira, shumė e shumė medalje tė arta dhe tituj nė Kampionatet Ballkanike, pėr tė rinj e tė rritur; pėr tė mos folur pėr peshėngritėsit shqiptarė “tė transformuar” nė grekė: Pirro Dhima, Luan Shabani etj., qė i kanė dhuruar Greqisė medalje tė arta olimpike, botėrore dhe europiane, tė bazuara nė shkollėn shqiptare tė peshėngritjes;

2. mbi historinė e qitjes, qė ka shumė medalje tė arta, tė argjendta dhe tė bronxta nė Kampionatet Europiane dhe akoma mė shumė nė garat Ballkanike;

3. mbi historinė e volejbollit, qė numėron finale Kupash Europiane falė skuadrave tė lavdishme tė Dinamos, pėr meshkuj (Kupa e Kampioneve 1972) dhe femra (Kupa e Kampioneve 1980, Kupa e Kupave 1987, medalja e bronztë në Kupën e Kampioneve 1990).

Por nė shtator 2003 njė ngjarje e madhe: doli vėllimi i parė i Me basketbollin nėpėr vite (1919-1965) i Xhorxhi Vasilit, Gavrosh Kavajės dhe Spiro Kuvaratit, dhe nė shtator tė vitit tė shkuar vėllimi i dytė: 1966- 1982. Ndėrsa Xhorxhi Vasili ka nxjerrė librin e tij tė parė nė gusht 2000, Kur luante Butrinti, kushtuar volejbollit.
Dhe mbi kėta tre libra dua tė ndalem.
Tre autorėt, padyshim, nuk kanė nevojė pėr fjalėt e mia pėr tė kuptuar mundimin e tyre tė madh, nė radhė tė parė nė kėrkimin dhe mbledhjen e materialit dhe mė pas nė shkrimin e dy vėllimeve pėr basketbollin qė janė gurė themeltarė nė historinė e bibliografisė sportive shqiptare.
Ata kanė patur hartues tė parathėnies tė kalibrit tė Besnik Dizdarit dhe Astrit Grevės - trajner i pakrahasuesėsh i Partizanit tė shkėlqyer tė njėherė e njė kohe, qė ka ndalur dhe kaluar ēdo kundėrshtar europian. Ata, qė janė njohės tė thellė tė Sportit Shqiptar, kanė ditur tė analizojnė cilėsinė e lartė tė kėtyre tre librave.
Nuk dua tė bėj asnjė lloj krahasimi apo renditjeje mes dy vėllimeve mbi basketbollin dhe librin mbi volejbollin, kanė tė bėjnė me dy mėnyra tė ndryshme tė tė kuptuarit dhe praktikimit tė lojėrave me dorė.
Kėshtu, vizioni i vetėm njė Klubi (Butrintit) nuk ėshtė mė pak i rėndėsishėm se tėrėsia e paraqitur nga projekti i ilustrimit tė tė gjithė basketbollit tė Shqipėrisė. Dhe historia e tė gjithė basketbollit shqiptar, padyshim, nuk ėshtė shuma aritmetike e ēdo aspekti lokal, kombėtar dhe ndėrkombėtar, por njė sintezė e pėrkryer e gjithėpėrmbledhėse e kėtyre aspekteve.
Por meritat nuk janė vetėm kėto, kėta libra pėrmbajnė nocionet e domosdoshme dhe parimet bazė pėr kuptimin e dy disiplinave sportive.
Te tė tre autorėt, ashtu si edhe tė Dizdari, ajo qė vlerėsohet qoftė me shikimin e parė, qoftė me analizėn e mėpasshme, ėshtė aftėsia e tyre letrare dhe statistikore. Si lexuesi e zjarrtė i romaneve ashtu edhe i apasionuari pas historisė nė shifra, gjejnė nė tė tre librat atė qė kėrkojnė. Lexuesi i parė urren shifrat por ėshtė i dashuruar pas njė shkrimi tė bukur dhe kėnaqet me leximin e librave, ndėrsa dihet qė, ata qė pėlqejnė numrat shijojnė mė mirė ēka ėshtė shkruar me mjeshtėri shkrimtari.
Unė jam italian dhe ju siguroj, tė dashur lexues tė “Botės shqiptare”, qė nė Itali kur ėshtė fjala pėr shkrime esesh mbi sportin, ose shkruhet vepėr e pastėr letrare e padobishme ( tė gjithė e dinė veten Gianni Brera) duke mos treguar kujdesin e duhur pėr faktet, ose tė bombardojnė me “shifra tė ftohtė”, duke e bėrė tekstin tė thatė ose maksimumi, njė mjet tė thjeshtė konsultimi, njėsoj si tė ishte njė fjalor.
Ėshtė e vėrtetė, nė gjithė botėn, ėshtė vėshtirė tė gjesh libra mbi sportin qė tė vėnė bashkė artin dhe kėrkimin: por them me bindje qė Vasili, Kavaja dhe Kuvarati ia kanė dalė mbanė nė mėnyrė tė shkėlqyer. Ēdo sportist apo sportdashės shqiptar duhet tė bėjė ēmos pėr pėrhapjen e tri veprave kushtuar volejbollit e basketbollit.
Mbetemi tė gjithė nė pritje tė vėllimit tė tretė mbi basketbollin (1983-2005).

Bibliografia:
Xhorxhi Vasili, Kur luante Butrinti, Milosao, Sarandė, 2000, ff. 159
Xhorxhi Vasili-Gavrosh Kavaja- Spiro Kuvarati, Me basketbollin nėpėr vite. Libri i parė: 1919-1965. Historia e basketbollit shqiptar tė meshkujve, Milosao, Sarandė, 2003, ff. 244
Xhorxhi Vasili-Gavrosh Kavaja- Spiro Kuvarati, Me basketbollin nėpėr vite. Libri i dytė: 1966-1982. Historia e basketbollit shqiptar tė meshkujve, Milosao, Sarandė, 2005, ff. 309

Index

© Giovanni Armillotta, 2006