Roma, IV (2002), n. 72, 31 Tetor-13 Nėntor, p. 11

Histori e shkurtėr e volejbollit shqiptar
Nga 1946 deri nė stinėn sportive tė 1992-1993

nga Dr. Giovanni Armillotta

Volejbolli shqiptar nuk ėshtė vetėm Dinamoja e femrave tė Tiranės, apo figura legjendare e Ela Tases: ai pėrfshin edhe aspekte ndėrkombėtare, madje qė fill pas Luftės sė dytė botërore.
Siē e dimė nė 1946, pas vitesh lufte dhe shkatėrrimi, futbolli ndėrkombėtar rikthehet tė jetojė zyrtarisht stadiumeve europiane tamam nė njė shtet ku ngjarjet e luftės rėndonin me tė gjithė peshėn e tyre: nė Shqipėri. Tridhjetė mijė tė rėnėt nė konfliktin e 1939-1944 (nė pak mė shumė se 900 mijė banorė) pėrbėnin njė barrė tejet tė rėndė pėr t’u pėballuar, por dėshira pėr t’i nisur gjėrat nga e para triumfoi, kėshtuqė Kampionati i VIII Ballkanik i futbollit (fituar po nga Shqipėria, mbi Jugosllavinė, Rumaninė dhe Bullgarinė) u organizua dhe u ndoq nė Tiranė nėn njė atmosferė tė madhe entuziazmi. Duhet marrė parasysh qė turnetė e tjera zyrtare tė futbollit rinisėn mė vonė: Turneu Ndėrbritanik (British Home International) rifilloi nė 1947; turneu i futbollit nė Lojėrat Olimpike tė 1948; Kampionatet Botėrore nė 1950, Kupat pėr Klube rinisėn nė 1955; Kampionatet europiane në 1960 etj.
Ashtu si futbolli, edhe volejbolli ndėrkombėtar, rinisi nga Gadishulli Ballkanik nė Kampionatin Ballkanik tė Bukureshtit, ku mori pjesė edhe Shqipėria. Nė fakt Kampionatet Europiane, Botėtore dhe Lojërat Olimpike i nisėn edicionet e para respektivisht nė 1948, nė 1949 dhe 1964. E njėjta gje mund tė thuhet pėr volejbollin evropian tė femrave, qė mori udhė nė Tiranė nė Kampionatin Ballkanik tė 1947.

Kombėtarja e meshkujve

Meshkujt kanė dhėnė prova tė bukura loje dhe fitore tė shkėlqyera nė Kampionatet Boterore dhe Europiane, duke zėnė vende tė nderuara nė klasifikime.
Nė 1955, nė Kampionatin e V Europian nė Bukuresht, mbėrritėn mes dhjetė federatave mė tė mira tė Europės duke mundur Finlandėn (3-1), Egjiptin (3-0), Austrinė (3-0), Belgjikėn (3-2), dhe duke humbur pėr njė fije ndeshjen e fundit, me Italinė (2-3). Nė tė njėjtin vit, nė Turneun e V Botėror tė të Rinjve në Varshavė zunė vendin e shtatė, duke iu imponuar Gjermanisė Demokratike (3-1), Norvegjise (3-0), Finlandės (3-1) dhe Mongolisė (3-0). Tre vjet mė pas, nė Kampionatin e VI Europian tė Pragės, ripėrsėrisin rendimentin e lartė tė kampionateve tė mėparshme europiane, duke mundur Austrinė (3-0), Turqinė (3-1), Egjiptin (3-0), Finlandėn (3-1) dhe Hollandėn (3-2), e duke zėnė vendin e njėmbėdhjetė.
Tė suksesshme ishin Kampionatet Botėrore tė Moskės, ku shqiptarėt morėn pjesė, edhe pse Bashkimi Sovjetik i kishte prerė nė mėnyrė tė njėanshme marrėdhėniet diplomatike, nė 3 dhjetor 1961: mbi tė gjitha njė mėsim i mirė sporti. Kombetarja mund Turqinė (3-0), Finlandėn (3-1), Austrinė (3-0) dhe Mongolinė (3-0) duke u renditur nė vendin e gjashtėmbėdhjetė. Shqiptarėt paraqiten sėrish nė Kampionatin Botėror nė Stamboll nė 1967, duke ia dalė tė kenė tri fitore (3-1 nga Turqia, 3-2 nga Hollanda dhe 3-0 nga Zvicra) dhe njė vend tė trembėdhjetė mjaft tė respektuar. Ndėrsa nė turnete e eliminatoreve pėrpara Kampionatit Botėror tė Sofjes (1970) shqiptarėt fitojnė pastėr tre herė (3-0 me Turqinė, Gjermaninė Federale dhe Greqinė), por humbin dy herė (2-3 me Hollandėn dhe Finlandėn): Shqipėria gati e prek me dorė kualifikimin nė Sofie duke u renditur e treta, porse kalojnė hollandezėt dhe finlandezėt.
Nė vitet e mėvonshme Kombetarja e meshkujve merr pjesė nė edicione tė ndryshme tė Kampionateve Ballkanike pėr Kombėtaret e tė Rinjve (Juniores) duke fituar medaljet e mėposhtme: bronzi nė Kallamata tė Greqisė nė 1981 (3-0 me Jugosllavinė dhe Rumaninė); bronzi nė Izmit tė Turqisė nė 1983 (3-1 me Turqinė, 3-2 me Rumaninė dhe 3-1 me Greqinė); argjendi nė Orestias (Greqi) nė 1985 (3-1 me Greqinė ‘A’, 3-2 me Turqinė, 3-0 me Greqinė ‘B’, 3-1 me Jugosllavinė). Nė Lojėrat Mesdhetare tė XI tė Athinės, nė 1991, Shqipėria fiton vetėm ndaj Egjiptit (3-2) dhe Algjerise (3-0) duke zėnė vendin e shtatė.

“Bota Shqiptare”, Roma, IV (2002), n. 73, 14-27 Nėntor, p. 11

Klubet e meshkujve nė Kupat europiane

Njė kapitull i madh i volejbollit shqiptar ėshtė Kupa e Kampioneve tė Europės. Partizani i habiti tė gjithė nė edicionin e 1960-61 duke eliminuar Austrinė e OMV Blau Gelb tė Vienės (3-0 dhe 3-0) dhe kualifikohet në çerekfinalët; ndėrsa Dinamoja e Tiranės zbret pėr herė tė parė nė fushė nė 1965-66 kundėr kampionėve tė Italise tė Virtus Bolonjės; shqiptarėt kalojnė turnin (3-0 dhe 0-3 me diferencėn mė tė mirė tė pikėve). Nė 1968-69 Dinamo pati fatkeqėsinė tė pėrballet me bullgarėt e fortė tė CSKA (1-3 nė Tiranė, 0-3 nė Sofje: bullgarėt fitojnė atė vit Kupėn e Kampioneve), dhe dy vjet mė vonė gjatė edicionit tė 1970-71, Dinamo del gjysmėfinaliste duke eliminuar kampionėt grekė tė Panathinaikos (3-2 nė Athinė, 3-0 nė Tiranė) dhe kampionėt jugosllavė tė Mladostit (1-3 nė Zagabria, 3-0 nė Tiranė), por duke u dorėzuar pėrballė Spartakut (0-3 nė Bėrno dhe 1-3 nė Tiranė): ēekėt ishin kampionė tė Europės nė 1967-68 dhe do tė fitojnė sezonin e 1971-72. Dhe pikėrisht ky edicion i fundit ka mbetur edhe sot e kėsaj dite nė kujtesėn historike tė dashamirėve të sportit: pėr herė tė parė njė skuadėr shqiptare mbėrrin nė finalet e njė Kupe Europiane.
Duke kapėrcyer tetėshet – si gjysmėfinaliste e garės sė mėparshme – Dinamo eliminon në ēerekfinale kampionėt grekė tė Panathinaikos (3-1 nė Athine, 3-0 nė Tiranė), dhe bėhet gati marrė pjesė nė grupin e gjysmėfinaleve tė Amsterdamit. Kėtu, pas njė humbjeje pėrballė tė zotėve tė shtėpisė sė Delta Lloyd (0-3), Dinamo mund me bujė favoritėt e CSKA-sė sė Sofies (3-2), duke u hakmarrė pėr humbjen e katėr vjetėve mė parė; nė takimin e fundit lan hesapet me belgėt e Rebels Lierit, duke iu afruar finales sė Brukselit. Nė tokėn belge, Dinamo dhe kampionėt e Italisė sė Ruinit tė Firences – tė dyja tė mundura nga ēekėt e Zbrojovskas (ish-Spartaku) dhe nga hollandezėt e Delta Lloyd-it – luajnė nė ndeshjen e fundit pėr Medaljen e Bronzit nė njė maratonė tė paharruar qė zgjati dy orë e gjysmė. Fiton Ruini pėr 3-2 nė fund tė pesė seteve qė s’mbaronin kurrë, e ku Dinamo ishte gjithnjė nė avantazh: 3-15, 8-15, 15-0, 15-9, 15-11! Njė takim qė mbetet nė analet e volejbollit europian. Protagonistėt e Dinamos ishin: Beriolli, Bijo, Fagu, Grimaku, Gjerazi, Lena, Ruzi, Starja, Take, Tartari dhe Terihati.
Dy vjet mė pas politika i ndal edhe njė herė tjetėr volejbollisėt shqiptarė: kėtė here ėshtė radha e po aq tė fortit Partizan tė Tiranės qė kthehet nė Kupėn e Kampionėve tė 1973-74 pas 13 vjetėsh. Në turnin e parë dallohet pėrballė kampionėve turq tė IETT Stambollit (3-2 dhe 3-2), ndėrsa nė ēerekfinale hakmerret pėr Dinamon duke shpartalluar nė dy ndjeshje dramatike Ruinin e Firences. 6 janari i 1974 nė Tiranė: Partizani-Ruini 3-1 (15-12, 15-6, 13-15, 15-6); nė Firence: Ruini- Partizani 3-2 (15-5, 15-13, 11-15, 6-15, 15-11); por kualifikimi nė grupin e gjysmėfinaleve nė Lipcia u minua nga prania e Armatės sė Kuqe tė Moskės.
Nė 1978-79 Dinamo kualifikohet sėrish nė gjysmėfinale, pasi kapėrcen Ekzaēibazin (3-0 nė Tiranė dhe 1-3 nė Stamboll), por heq dorė nė favor tė turqve pėr tė mos u ndeshur me njė skuadėr sovjetike. Nė sezonin e mėpasėm takohet me Klippan CUS-in e Torinos: e vetmja skuadėr qė arrin t’i rrėmbejė 4 sete torinezėve (2-3 nė Torino dhe 2-3 nė Tiranė, me tė pesė setet humbur 13-15; nė Itali Dinamo udhėhiqte me 2 sete pėrkundrejt 1), qė mė pas fitojnė Kupėn e Kampionėve tė 1979-80. Kalojnė dhjetė vjet dhe Dinamo prek gysmėfinalet, por eliminohet nga jugosllavėt e Vojvodina Novi Sadit me diferencė pikėsh (3-0 dhe 0-3).
Debutimi nė Kupėn e Kupave tė kupave pėr meshkujt (sot Top Teams Cup) ishte pozitiv: nė edicionin 1990-91 17 Nėntori i Tiranės (sot Sportklub) eliminon klubin zviceran tė Lozanės pėr 3-0 dhe 0-3 (difercnca e pikėve: 85-76).

“Bota Shqiptare”, Roma, IV (2002), n. 74, 28 Nėntor-11 Dhjetor, p. 11

Femrat nė fushat ndėrkombėtare

Pėr veprimtarine e femrave shqiptare kam folur nė njė artikull tė mëparshėm kushtuar Ela Tases dhe provave qe ka dhėnė ajo si volejbolliste e Kombėtares dhe e Dinamos sė Tiranės, nga 1977 nė 1991 (shih “Bota Shqiptare”, n. 70, 3-16 Tetor 2002, p. 11). Kėtu do tė ilustrojmė disa suksese tė Kombėtares sė tė Rejave (Juniores) dhe tė klubeve tė tjera femėrore nė Kupat Europiane.
Siē kemi parė, Kombėtarja e femrave debutoi nė 1947 nė Kampionatin Ballkanik nė Tiranë dhe zuri vendin e peste. Nė vijim fiton njė seri vlerėsimesh nė Kampionatet Juniores: medalje bronzi nė Bukuresht nė 1980 (3-0 me Rumaninė); argjendi nė Korint nė 1981 (3-0 me Jugosllavinė dhe Greqinė, 3-1 me Rumaninė), me Mimoza Ibrahimin qė shpallet si juniores mė e mire e Gadishullit; medalje bronzi nė Sevlijevo (Builgari) nė 1982 (3-0 me Turqinė, Jugosllavinė dhe Greqinė) dhe Lavdie Hakramėn qė shpallet juniores mė e mirė e gadishulit; medaije argjendi në Izmir (Turqi) nė 1983 (3-0 me Jugosllavinė, Rumaninė, Turqinė dhe Greqinė); argjendi nė Rėmniku Vėlēea (Rumani) nė 1986 (3-2 me Turqinė, 3-1 me Bullgarinė dhe Greqine dhe 3-0 me Jugosllavinė), me Mimoza Dulen qė shpallet juniores mė e mire e Gadishullit; medalje argjendi nė Shumen (Bullgari) nė 1987 (3-0 me Jugosllavinė, 3-1 me Rumaninė dhe Turqinė). Ndėrsa nė 1990, nė Pravek (Bullgari), gjatė Kampionatit XXI Ballkanik per Kombėtaret e tė rriturave (Seniores), dominuar nga Shqipėria, Mimoza Ibrahimi shpallet mė e mira në Ballkan, e vetmja volejboitiste shqiptare qe e gėzoi kėte titull, si nė seksionin juniores, ashtu edhe nė ate seniores. Në tė njėjtin vit, nė Kampionatin Ballkanik Juniores, Shqipėria fiton medaijen e argjendtė (3-2 me Turqinė dhe Jugosllavinė, 3-0 me Greqinė dhe 3-2 me Rumaninė), me Alketa Doēin qė shpallet zhytėsja mė e mirė nė Ballkan. Nė 1992, po nė Kampionatin Ballkanik tė tė rriturave nė Kytaija nė Turqi, Alketa Doēi dhe Enkelejda Ferra, shpallen respektivisht zhytėsja dhe mbrojtėsja mė e mirė nė Ballkan. Nė Kampionatin XVII Europian tė Ravenės (1991) Kombėtarja zė vendin e nentė.
Ndėr manifestimet mė tė rėndėsishme kontinentale pėr femra shėnojmė Turneun III Ndėrkombėtar “Aleksandria” tė Salonikės nė 1991, ku Shqipėria, pasi mundi kombėtaret mė tė mėdha tė Frances (3-0) dhe Greqisė (3-1), humbet kundėr Moskės pėr 3-1; skuadra moskovite pėrbėhej nga lojtare tė Uralloshka Sverdlovskit (Kampione e Europės nė 1989-90) dhe tė Dinamos sė Moskės. Nė 1990 Kombėtarja e tė rriturave ishte ndodhur nė Turneun Ndėrkombėtar tė qytetit tė Palermos kundėr skuadrave italiane dhe spanjolle.

Debutimi, skandali Lohof dhe Teuta e Durrėsit

Nė fushat europiane femrat debutojnė me një seri fitoresh: 17 Nėntori mund nė shtėpi dhe nė Stamboll Fenerbahēenė (3-0 dhe 3-2) nė Kupat e Kampioneve tė 1969-70, por nė turnin e mėpasėm tejkalohet nga Dinamoja e Bukureshtit. Njė vit mė pas (1970-71) u lė vendin kampioneve tė ardhshme tė Nimses sė Budapestit. Me pas, nga 1978-79 dhe 1991-92 mund tė flasim pėr njė epope tė Dinamos. Por kėtu ėshtė rasti tė kujtojmė skandalin Lohof.
Nė ēerekfinatet e Kupes sė Kampioneve 1981-82 shqiptaret kishin pėrballė gjermanet e Gjermanisė Federative të Lohofit, klub i parave dhe miqėsive tė shumta nė federatėn europiane. Gjermanet fitojnė nė Gjermani (3-0) (45-29), por munden me turp nė Tiranë nė 19 dhjetor 1981, me tė njėjtin numėr setesh, por me diferencė nė pikavarazh (45-20). Nė mėnyrė tė pabesueshme Dinamo gjendet e pėrjashtuar nga turni i mėpasėm. Kėtu japim tė plotė Komunikatėn zyrtare tė Federatės shqiptare tė Lojėrave, sė cilės Konfederata Europiane e Volejbollit (CEV) nuk e pati guximin t’i pėrgjigjej. Deklarata ishte, jo thjesht njė akt krenar e akuzues, por tregonte edhe njė njohje tė pėreosur tė se drejtės sportive.

Konfederata Evropiane e Votejbollit (CEV) ka vendosur qė ndeshja “Dinamo” e Tiranės-“Lohof” e RFGJ-sė pėr femra e zhvilluar nė Tiranė mė 19 dhjetor 1981, tė persėritet “pėr arsye se ėshtė aktivizuar si gjyqtar i dytė njė vendės pa kategorinė ndėrkombėtare”. Lidhur me kėtė probiem ai mori keto shpjegime:

Pėr Federatėn Shqiptare tė Lojėrave vendimi i marrė nga CEV-i nė mėnyrė tė njėanshme ėshtė krejtėsisht i papranueshėm dhe arbitrar. Pėr kėtė ēėshtje ajo theksoi faktet e mėposhtme:

Fakti i pare: Me telegramin e datės 26 dhjetor kjo Konfederatė na njoftonte zyrtarisht kalimin e ekipit tonė “Dinamo” nė turin e dytė tė kupės duke na vėnė pėrballė ekipit “Sollentuna” tė Suedisė dhe pėrcaktonte datat dhe arbitrat qė do tė gjykonin kėto ndeshje. Po nė kėtė telegram kėrkohej gjithashtu “garancia” jone pėr t’u ndeshur nė turin final “me ekipet hungareze, bullgare. rumune ose sovjetike”, nė njė kohė kur ende nuk ishte pėrcaktuar fituesja e ēiftit “Sollentuna”-“Dinamo” nė kuadrin e turit të dyte.

Fakti i dytė: Nė mėnyrė tė papritur e tė ēuditshme mė 29 dhjetor, vjen njė “vendim” tjetėr i CEV-it, i cili bėn fjalė per reklamimin e klubit “Lohof” tė RFGJ-sė pėr ndeshjen e zhvilluar nė Tirane, pra 10 dite pas zhvillimit tė saj. Por, sipas nenit 10 tė rregultores sė kupave tė Evropės: “Reklamimet ndaj zhvillimit tė njė ndeshjeje ose pėr pjesėmarrjen e njė ekipi duhet tė shkruhen nė protokollin e ndeshjes dhe tė konfirmohen brenda 48 orėve me letėr rekomande drejtuar CEV-it”. Nė fakt, pas perfundimit tė ndeshjes protokolli u nėnshkrua pa u shėnuar reklamim nė tė.

Fakti i tretė: CEV-i ėshtė nė dijeni se Federata Shqiptare e Lojėrave nuk ka gjyqtarė'volejbolli tė kategorisė ndėrkombėtare apo kandidatė pėr gjyqtarė ndėrkombėtarė. Nė tre edicionet e fundit tė kupave të Evropės midis skuadrave kampione pėr meshkuj e femra, nė tė cilat kanė marrė pjesė ekipet tona “Dinamo”, nė ndeshjet e turit tė parė tė zhvilluara nė Tiranė janė aktivizuar gjithnjė gjyqtarė tė dytė shqiptarė pa kategori ndėrkombėtare. Gjithashtu me kėrkesėn e CEV-it, me teleksin e datės 9 dhjetor 1981, Federata Shqiptare i dėrgonte kėsaj konfederate listėn e gjyqtarėve shqiptarė qe viheshin nė dispozicion tė saj pėr aktivitetet e kupės sė Evropės dhe kėrkohej t’u jepej dhe titulli i gjyqtarit apo kandidatit pėr gjyqtar ndėrkombėtar. Nė kėtė listė, pėr tė cilėn nuk pati asnjė vėrejtje nga ana e CEV-it, perfshihet edhe gjyqtari i dyte i ndeshjes “Dinamo”-“Lohof”. Nė qoftė se sipas CEV-it aktivizmi i gjyqtarėve tanė pa kategorinė ndėrkombėtare pėrbėn shkelje, atėherė pėrse heshti ndaj kėrkesės sonė?! Pse nuk mori masa pėr tė dėrguar 2 gjyqtarė tė huaj nderkombėtarė?! Nė vazhdėn e veprimeve tė tij tė njėanshme CEV-i ka toleruar hapur pjesėmarrjen e ekipit “Lohof” nė kupėn e kampioneve ndonėse ky ekip ėshtė klasifikuar i dyti nė kampionatin e volebollit të RFGJ. Nė fakt, siē bėhet e ditur dhe nga gazeta “Suddeutsche Zeitung” e datės 6 prill 1981, ekip kampion ėshtė shpallur “USC Mynster”, pėr tė cilin Federata jonė ėshtė njofluar zyrtarisht nga CEV-i. Kjo pėrbėn shkelje tė pikės 1.3 të rregullores, e cila pėrcakton qartė se pjesėmarrės nė aktivitetet e kupės sė kampioneve duhet tė jenė vetėm ekipet kampione. Nė dritėn e kėtyre fakteve, vendimi i Konfederatės Evropiane tė Volejbollit pėr pėrsėritjen e ndeshjes, apo edhe vendimi i saj i mėparshėm pėr ta zhvilluar kėtė ndeshje nė njė vend tė tretė, flet qartė pėr veprime jomiqėsore e diskriminuese ndaj Federatės Shqiptare tė Lojėrave, qė dikush i nxit dhe i manipulon me qėllime tė caktuara. Federata Shqiptare e Lojėrave nuk mund tė pajtohet kurrė me vendime e veprime tė tilla tė padrejta. Ajo refuzon kategorikisht qė ekipi ynė “Dinamo” tė zhvillojė njė ndeshje tė tretė, duke qenė plotėsisht e bindur nė drejtėsinė e qėndrimit tė saj.

Pėr ta mbytiur, do tė doja tė kujtoja suksesin e Teutės sė Durrėsit, qė nė Kupėn e Kupave tė 1992-93, hakmerret pėr padrejtėsitė ndaj Dinamos sė Ela Tases. Katėr fitore tė njėpasnjėshme me Ha Po El (3-2 nė Tel Aviv dhe 3-0 nė Durrės) dhe kundėr grekeve tė Paneliniosit (3-0 nė Athinė dhe 3-2 në Durres), i vendosin shqiptaret mes tetė skuadrave tė para europiane fituese tė kupave kombėtare.

Index